08:36 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vettingu në Polici, drejtori në SHÇBA nuk justifikon 1.4 milionë lekë

16:42 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vettingu në Polici, drejtori në SHÇBA nuk justifikon 1.4 milionë lekë

Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu rrezsikon të mos e kalojë vettingun që po ushtrohet në radhët e Policisë, ndërkohë që mësohet se kjo vjen për faktin e mos regjistrimit në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një sallë bingoje.

Gjithashtu Shehut i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.

Inspektori ka argumentuar se në kohën që administronte bingon, ka fituar shuma të konsiderueshme nga bakshishet të cilat nuk kishte se si ti deklaronte, ndërsa avokati i tij ka kërkuar rivlerësim të shpenzimeve, por që nga ana tjetër komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të pergatitur relacionin përsa i perket deklarimit të të ardhurave të pasurisë. Komisioni të marr parasysh të ardhurat para viteve ‘98, pasi në atë kohë nuk deklaroheshin pagat. Banesa 2 katëshe është ndërtuar nga të ardhurat e krijuara ndër vite”, ka thënë Shehu para komisionit të vettingut.

Pyetje nga anëtarët e Komisionit: Më 30 maj 2019 keni dhënë doreheqje, në lidhje me mangesitë vijnë si rezultat i lodhjes në punë, si kanë ndryshuar aftësitë profesionale për t’u përballur me fluksin që keni tani si shef sektori për Ankesat?

Shehu: Për dorëheqjen si inspektor, drejtori ka të gjitha atributet për të marrë masa ndaj meje, ky ka qënë një gjykim i imi.

Pyetje: A përfitonit bakshishe nga puna private?

Shehu: Në aktivitetin e lojërave të fatit liheshin bakshishe.

Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu

Lidhur me mosdeklarimin e mungesës së pagesës së sigurimeve, Shehu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Oltion Shehu ishte i pari nga lista prej 12 drejtuesve në SHÇBA që iu nënshtrua që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

Nr Pozicioni Emri Mbiemri
1 Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku
2 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Nuri Loca
3 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Adriatik Ago
4 Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Altin Curri
5 Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm Florian Sulejmani
6 Drejtor i Inspektimit dhe Ankesave Oltion Shehu
7 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë Arben Caka
8 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Durrës (Lezhë) Fatos Balla
9 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër) Edmond Papa
10 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan Korçë Dritan Darda
11 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Vlorë Gjirokastër Durim Sota
12 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier, Berat Arben Frashëri

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: OLTIN SHEHUvetingu ne polici
Pas

35 vjeçari shqiptar vret dhinë e egër, arrestohet nga policia pas kontrollit në bagazh

Para

“Nënat po bërtisinin”, vriten dhe digjen të gjallë në makinë 9 gra dhe fëmijë, anëtarë të së njëjtës familje

Para
“Nënat po bërtisinin”, vriten dhe digjen të gjallë në makinë 9 gra dhe fëmijë, anëtarë të së njëjtës familje

"Nënat po bërtisinin", vriten dhe digjen të gjallë në makinë 9 gra dhe fëmijë, anëtarë të së njëjtës familje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mirditë/Dy shtetas arrestohen për bllokim rruge dhe kërcënim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, njëri në gjendje të dehur.Sekustrohen lista me të dhëna zgjedhësish

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton: Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Vijon procesi i votimit në Gjirokastër! Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.