12:51 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn

11:40 | 18/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn

Vettingu i KPA-së shkarkon dhe nxjerr përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë gjyqtarin e Apelit Durrës, Desart Avdulaj.

Fshehja e dy makinave, huatë, apartamentet, deklarimet e pasakta dhe çështjet e tjera të bilancit të një shume prej 13 mln lekësh të pajustifikuar, ishin mëse të mjaftueshme që të lihej sot (18 Dhjetor) në fuqi vendimi i marrë nga KPK tre vite më parë ndaj ish-magjistratit.

Avdulaj e kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, por nuk arriti të provonte paqartësitë ligjore dhe financiare. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 66/2021, datë 09 Nëntor 2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26 Maj 2021”, njoftoi sot KPA.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi,  u vendos ‘lënia në fuqi’ të vendimit të KPK-së dhe ky vendim është i formës përfundimtare, duke e nxjerrë për 15 vitet e ardhshme nga sistemi i drejtësisë.

Mungesa e burimeve të ligjshme të tre huadhënësve, dyshimet për fshehjen e dy makinave dhe pasaktësitë në deklarimin e të ardhurave cash, çuan në shkarkimin nga KPK të gjyqtarit Desart Avdulaj tre vite më parë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e zbardhur për gjyqtarin Desart Avdulaj, theksonte se magjistrati kishte fshehur pronësinë e 2 mjeteve që i kishte përdorur vetë, por që me letra kishin pronarë të tjerë. Teksa nuk arriti ta përmbyste dot barrën e provës dhe të bindtte KPA-në për këto deklarime. Por edhe pasuritë, si prova e burimit të ligjshëm të tre huave apo që nuk justifikonte kursimet e përdorura në blerjen e një apartamenti.

Trupa e nxori Avdulajn me një bilanc negativ prej 13 milionë lekësh dhe tha se ‘ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe se veprimet e tij cenonin besimin e publikut te drejtësia’.

Pas

Nuk jep efekt as rritja e pagave, Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për konsumin për frymë

Para

EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Auris, kush janë funksionarët e përfshirë dhe akuzat ndaj tyre

Para
EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Auris, kush janë funksionarët e përfshirë dhe akuzat ndaj tyre

EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Auris, kush janë funksionarët e përfshirë dhe akuzat ndaj tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.