Partia e PDIU-së dërgon emrin e Shpëtim Idrizit për anëtar të Komisionit. Ky është një propozim i PDIU-së. Vetëm pa orë më vonë do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohen për anëtarët e komisionit ad-hoc. Tashmë priten emrat e PS dhe LSI që do të propozohen për komisionet.
Sot është afat i fundit ku në seancën e Kuvendit duhet të miratohen ngritja e dy komisioneve ad hoc, të cilët më pas do të përzgjedhin me procedurën e Vettingu 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy komisionet që pritet të votohen sot janë të përbëra respektivisht nga 6 dhe 12 anëtarë secili, me pjesëmarrje të barabartë të shumicës dhe pakicës parlamentare. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post