Komisioni i pavarur i kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci.
Shkak për shkarkimin e prokurorit tw Prokurorisw sw Pwrgjithshme ishin disa konstatime tw ILDKPI -së në seancën dëgjimore ku u theksua se Troci ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë që disponon, duke zbuluar shkelje në disa subjekte.
Prokurori Troci ka rezultuar i pastër në kontrollin për figurën por ka qenë analiza e pasurisë përgjatë disa viteve 2004, 2005, 2006, 2007, 2012 dhe 2013 që e ka ka çuar drejt shkarkimit.
Bëhet fjalë për disa prona të padeklaruara apo të pajustifikuara nga të ardhurat e Trocit me bashkëshorten e tij.
Në fund të seancës, ka folur për mediat vetëm avokati i prokurorit Troci, i cili është shprehur se do ta apelojë këtë vendim, i cilësuar si i padrejtë.
Kujtojmë se Troci ishte kandidat për KLP dhe “djegia” e tij nga Vetingu e lë këtë organ të rëndësishëm të reformës në drejtësi, sërish në ngërç.
Ramadan Troci njihet si prokurori që firmosi arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, të dy tashmë të lirë.