Pas shkarkimit të drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjës, tashmë nga detyra është larguar dhe drejtues i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi.
Ai është përballur të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Lushi është kryer nga e njëjta trup gjykuese e cila ka shqyrtuuar edhe deklarimin e pasuriisë së Çlirim Shahinit.
Motivacioni i shkarkimit nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit, sipas informacioneve deri më tani, është mos justifikimi i pasurisë.
Prokurori Lushi rezulton me pasuri të pajustifikuar në vitin 2013 në vlerën e 3.7 milionë lekëve. Ai ka deklaruar se ka blerë një apartament prej 102 metrash katrorë në qytetin e Elbasanit me vlerë rreth 5 milionë lekë, por nuk deklaroi burimin e kësaj pasurie.
Shqyrtimi i pasurisë të vendosura gjatë viteve të punës është një nga tre shtyllat kryesore mbi të cilat bëhet kontrolli i gjyqtarëve.
Gjyqtarët vlerësohen gjithashtu për aftësitë profesionale por dhe për kontrollin e figurës.