Victoria Beckham mësohet se është e shkatërruar nga dasma e ardhshme e djalit të saj, Brooklyn. Djali i madh i David Beckham, 23 vjeç, do të martohet të shtunën e 9 prillit me aktoren dhe trashëgimtaren amerikane Nicola Peltz.
Sipas disa thashethemeve të raportuara nga “Closer”, ish-Spice Girls nuk do të ishte aq e lumtur me këtë zgjedhje të Brooklyn-it. Victoria ka krijuar një ndjenjë të mirë me nusen e saj, por duket se ideja për të parë “fëmijën” të krijojë një familje të vetën nuk i shkon shumë mirë.
“Ish-këngëtares i është thyer zemra, sepse ka pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Brooklyn dhe mendon se me martesën do ta humbasë atë, se marrëdhënia e tyre nuk do të jetë kurrë më e njëjta”, – tha një burim i brendshëm i familjes.
Victoria Beckham duket se e ka të vështirë të pranojë faktin që fëmijët e saj po rriten. Përveç Brooklyn, artistja ka sjellë në jetë me ish-futbollistin e shquar, David Beckham, edhe dëmijë të tjerë: Romeo 19 vjeç, Cruz 17 vjeç dhe Harper 11 vjeçe.
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në altar përmes një ceremonie ekskluzive hebraike që do të mbahet në “Palm Beach”, Florida. Mes të ftuarve ka disa të famshëm të Hollivood-it si dhe Harry dhe Meghan.
Para se të bëheshin burrë e grua, çifti nënshkroi një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë milionere të familjeve të tyre. E njohur si Montsorrel, prona, të cilën babai i nuses së Broklyn e bleu për 103 milionë dollarë më 2015, shtrihet në 44.000 metra katrorë dhe krenohet me pishinë e pamje të bukur nga deti. Ajo rezidencë ofron sfondin ideal për një ceremoni dhe pritje në natyrë të dasmës së 9 prillit.