Familjarët kanë tërhequr trupin e të ndjerit Kostandinos Katsifas nga agjencia e funeralit në Zervat, drejt banesës së tyre.
Fax News ka siguruar pamjet e momentit kur trupi i Katsifas vendoset në makinën e mbuluar me flamuj grekë .
Katsifas u vra më 28 tetor në fshatin Bularat pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Ai më parë kishte qëlluar edhe mbi makinën e policisë të drejtorisë vendore të Gjirokastrës.
Gazetarje e ‘Fax News’ Ervina Shehaj raporton se Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Katsifa.Vendimi i baskisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano. Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00.
Sipas saj Trupi i tij do do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniformë ushtarake.
(B.H/Faxweb)