Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës tek hotel “Vila Palma” pak minuta më parë për të ndjekur nga afër operacionin e nxjerrjes nga rrënojat Klajdin të riun e mbetur nën rrënoja.
Mësohet se Klajdi djali i pronarit të hotelit në fjalë po nxirret nga reparti i forcave speciale të mbërritura nga Janina. I riu ndodhet prej 16 orësh është lokalizuar poshtë gërmadhave në nje hotel në Durrës. Deri tani, raportohen 22 viktima dhe mbi 600 persona të plagosur.
Meta tha se në operacionin e shpëtimit të tij janë angazhuar edhe forcat e emergjencës të ardhura nga Greqia. Megjithatë shpëtimi i 25-vjeçarit bëhet edhe më i vështirë pasi sipër tij qëndrojnë të shembura 6 katet e hotelit. Klajdi Qato gjatë ditës së sotme arriti të komunikojë në telefon me familjarët e tij jashtë.