Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë sot në Shkodër në një aktivitet dhe takime në kuadër të planit të masave në sektorin e turizmit.
Ai është takuar edhe me turistin polak i cili u aksidentua gjatë eksplorimit në malet e veriut duke thyer dhe njërën këmbë në Spitalin e Shkodrës pavarësisht se aty u ndesh me një incident pasi pacienti nuk lejoi pranninë e kamerave.
Ndërkohë gjatë një komunikimi me gazetarët, Klosi u pyet edhe për dorëheqjen e Agim Dardhës nga posti i Drejtorit të Pyjeve ditën e djeshme
Gazetarët: Pse duhet të dorëhiqet drejtori i një institucioni me rëndësi të vaçantë në lidhje me turizmin? Ndërkohë Klosi ka vijuar duke folur për bukuritë e Shkodrës dhe zhvillimit të sektorit, pa kthyer përgjigje gazetarëve.
Klosi u pyet sërish nëse do e pranonte shkarkimin e drejtorit Agim Dardha i cili ka treguar performancë të lartë. Ministri iu shmang pyetjes duke u shprehur: Sokoli le të flasë për më tepër…
(M.Q/Faxweb.al)