Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Berat-Skrapar, konkretisht në urën e Vërtopit.
Një shtetase 28 vjeçare e identifikuar si Anxhela Ibra është në gjendje të rëndë për jetën pasi makina e saj u përplas fillimisht me bordurën e urës dhe më pas përfundoi në lumë.
Ajo ishte në makinë së bashku me një person të dytë, i cili mësohet se nuk është në gjendje të rëndë për jetën.
Gazetarja e Fax News raportoi se sipas një dëshmitari në ngjarje, shoferja është munduar të frenojë por nuk ia ka arritur dhe si rezultat është përplasur me betonin e urës e më pas ka rënë poshtë në lumë.
“Përplasja ka qenë në pjesën metalike dhe me beton të urës. Dëmtime me të mëdha kane qenë nga ana e shoferit. Sipas dëshmitarit në ngjarje, mjeti ka tentuat të frenojë por nuk ka mundur. Shpejtësia duhet të ketë qenë shumë e madhe. Pasi ka goditur betonin, makina ka përfunduar në lumë. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit”, raportoi gazetarja e Fax News.
(E.H/Faxweb.al)