Kryebashkiaku i Lezhës, i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “360 Gradë” ka treguar për 3 skenarët e mundshme që pritet të ndodhin në 30 Qershor. Sipas Frrokaj, ndër këto 3 variante, më i miri për zgjidhjen e krizës është ai i dhënies së një date tjetër nga ana e Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve.
Pjesë nga biseda në studio:
Frrokaj: Me 30 janë 3 skenare. Varianti më i mirë është që presidenti të japë një datë tjetër dhe të respektojmë datën tjetër.
Varianti tjetër, i dytë është një variant i keq. Gjithcka mund të marrë mbrapsht dhe mund të ketë përplasje.
Variantii tretë është akoma më skandaloz, mund të jemi në prag të dikaturës.
E dyta duket më e butë. Është më e butë një reagim mbarëpopullor sesa një diktaturë që ne e dimë se cafrë është diktatura.
Discussion about this post