Në Spitalin Infektiv është paraqitur një familje prej 4 anëtarësh për të dhënë një kampion në lidhje me dyshimet që kanë për koronavirus.
Ata shprehen se kanë telefonuar prej disa ditësh numrin në dispozicion 127 por përgjigja ka qenë mospërfillëse ndërsa tregojnë se iu kanë komunikuar se nuk ka tampon.
Ata thonë se iu kanë komunikuar se do t’i vizitonin në shtëpi, ndërsa kjo nuk ka ndodhur. Pas insistimit të tyre, ata janë futur në ambjentet e Spitalit Infektiv për të kontaktuar me mjekët në lidhje me shqetësimin që kanë.
Familjarët kanë bërë një vetëkarantinim, ndërsa paniku i tyre është shtuar pas denoncimit për një tjetër rast në Durrës ku një grua e bllokuar pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus.
4 personat e familjes shprehen se kanë pasur kontakt me gruan që është prekur nga virusi dhe dyshojnë se u është transmetuar edhe atyre për këtë alarmi pas konfirmimit të zonjës është rritur tek ata.
Familjarët janë shprehur se kanë qëndruar 5 ditë me radhë me pacienten në fjalë të cilë thonë se edhe i kanë shërbyer.
Fax News ka denoncuar për herë të parë rastin e zonjës në Durrës e cila ishte shtruar prej ditësh për diagnoza të tjera por që vetëm ditën e sotme është provuar nga testet si e kontaminuar me koronavirus, ndërsa burime bjnë me dije se deri dje, stafi mjeksor e ka trajtuar si paciente të zakonshme.
Kjo shton dyshimet e kuptueshme se mund të jenë kontaminuar edhe persona të tjerë si stafi mjesor, pacientët apo familjarët e gruas.
Ky do të ishte me të vërtetë një lajm i rëndë pasi bëhet fjalë për një rast që nuk është i izoluar pasi ka ndodhur në një ambient publik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)