03:03 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(VIDEO) 45 minuta ndjekje si në filma në rrugët e Tiranës / Nuk i ndalon policisë, xhiron gomat, futet në sens të kundërt, shoferi ‘kamikaz’ tmerron policinë dhe kalimtarët

08:21 | 13/07/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) 45 minuta ndjekje si në filma në rrugët e Tiranës / Nuk i ndalon policisë, xhiron gomat, futet në sens të kundërt, shoferi ‘kamikaz’ tmerron policinë dhe kalimtarët

Telefonatat e qytetarëve kanë ndihmuar policinë që të ndëshkojnë 7 drejtues mjetesh në Tiranë, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe duke rrezikuar jetën e kalimatërve.

Policia ka publikuar telefonatat e qytetarëve dhe thotë se informacionet kanë rezultuar të vërteta dhe shumë të rrezikshme, ndërkohë që ka vepruar shpejt, pasi do të kishte pasoja të rënda për jetën nëse nuk do të ndërhynte në kohë.

Më flagrante ishte rasti i një shoferi të dehur, i cili pasi është bërë shenjë të ndalojë nga policia, ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por ka vijuar të rrezikojë jo pak jetën e qytetarëve të tjerë në rrugë, duke kryer manovra të rrezikshme, duke shkelur semaforët e madje duke ecur edhe në krah të kundërt.

Ndjekja e policisë deri në neutralizimin dhe shoqërimin e tij në komisariat ka zgjatur plot 45 minuta në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, për pasojë, atij i është marrë patenta, i është vendosur gjobë me vlerë 1milion lekë të vjetra dhe i është hequr e drejta për të ngarë makinë. Nga ndjekja një polic ka mbetur i plagosur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete të policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

“Telefonatat që shpëtojnë jetë”!

Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Shumica e informacioneve të adresuara nëpërmjet telefonatave kanë rezultuar të vërteta dhe shumë të rrezikshme. Nëse nuk do reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

– Telefonata e parë anonime: “Alo Policia, tek “Komuna e Parisit”, drejtuesi i një automjeti “Mercedez” po ecën si i çmendur dhe po rrezikon fëmijët dhe banorët e zonës”.
Koha e reagimit 4 minuta, automjeti konstatohet në rrugën “Liman Kaba”, drejtuesi i automjetit ndëshkohet me 16000 lekë të rinj gjobë, për gara shpejtësie dhe xhama të errësuar. I njëjti drejtues automjeti disa orë më vonë denoncohet nga qytetarë të tjerë se po dhunonte një femër dhe pasi shoqërohet, krahas veprimeve te tjera procedohet edhe për xhama të errësuar.

– Telefonata e dytë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti “Opel” po bën manovra të rrezikshme tek zona e inxhinierisë së ndërtimit, duket në gjendje të dehur”.
Koha e reagimit 2 minuta, pasi konstatohet, drejtuesi i mjetit rezulton në gjendje të dehur dhe me mangësi në dokumentacion, arrestohet dhe ndëshkohet me 70.000 lekë të rinj, pezullim leje drejtimi 12 muaj dhe tërheqje leje qarkullimi.

– Ankesë te Komisariati Dixhtal: “Kur do merren masat nga Policia e Shtetit, që mjetet e tjera të mos qëndrojnë pranë vendit të taksive në rrugën “Petraq Leka” dhe të mos na marrin pasagjerët se po na falimentojnë”.
Koha e reagimit 45 minuta, konstatohen dy nga mjetet që kishin zënë vendin e taksive, drejtuesit e tyre ndëshkohen nga 40.000 lekë të rinj secili, për ushtrim aktiviteti të palicencuar, shkelje e përsëritur disa herë.

– Telefonata e tretë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti është i pirë dhe punon me pasagjerë në të zezë, tani ndodhet tek Zogu i Zi”.
Koha e reagimit 7 minuta, pasi u konstatua, drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit dhe duke ushtruar aktivitet të palicencuar për transport pasagjerësh, ndëshkohet me 25000 lekë të rinj.

– Telefonata e katërt, e adresuar nga 7 qytetarë të ndryshëm: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti po ecën si i çmendur nga Durrësi për në Tiranë, duket i pirë”.
Koha e reagimit 11 minuta, pasi ndalohet në zonën e Laprakës, drejtuesi rezultoi në gjendje të dehur, arrestohet dhe ndëshkohet me 30.000 lekë të rinj dhe pezullim leje drejtimi për 20 muaj.

– Telefonata e pestë anonime: “Alo Policia, një automjet “Audi” po bën gara në zonën e Laprakës”.
Koha e reagimit 2 minuta, pasi konstatohet dhe ndalohet, rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte i papajisur me leje drejtimi, arrestohet në kushtet e flagrancës. Ndëshkohen drejtuesi dhe pronari i automjetit, me 120.000 lekë të rinj.

Telefonata e gjashtë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti po bën xhirime gomash, duket i pirë”.
Koha e reagimit 9 minuta, nga patrulla e Policisë Rrugore i jepet shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk bindet dhe vijon të shkelë semaforët, të xhirojë gomat, të futet në sens të kundërt dhe gjatë ndjekjes policore rrezikon përdoruesit e tjerë të rrugës përreth 45 minuta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Pasi ndalohet dhe neutralizohet nga shërbimet e Policisë, arrestohet në kushtet e flagrancës, ndëshkohet me 100.000 të rinj, i hiqet leja e drejtimit deri në riverifikimin e kushteve fizike dhe psiqike nga komisioni përkatës, i ndalohet administrativisht automjeti. Dëmet anësore: 2 automjete të Policisë të dëmtuara gjatë ndjekjes dhe një efektiv policie i plagosur. Efekti: një “vrasës sigurie” më pak në rrugët tona.

Telefonata e shtatë: “Alo, drejtuesi i një kamioni mallrash po ecën si i çmendur nga Brryli drejt spitaleve”.
Koha e reagimit 2 minuta, konstatohet nga patrulla e Policisë Rrugore, duke përdorur aparatin celular dhe rezulton në gjendje të dehur, arrestohet, ndëshkohet me 95000 lek të rinj dhe i pezullohet leja e drejtimit për 24 muaj.

#BashkeBejmeMeShume?
#BesoTelefonoDenoncoNe112??♀
#MosGjykoPorJepKontributinTendEdheTi?
#MirenjohjeQytetarevePerKontributinEDhene??‍♀️

Pas

Çfarë po ndodh? Shtyhet me 12 muaj kolaudimi për makinat që u ka skaduar certifikata, Gonxhe: Jo për mjetet copë-copë!

Para

Shkelje me tenderat, SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 punonjës

Para
Shkelje me tenderat, SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 punonjës

Shkelje me tenderat, SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 punonjës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.