Kompania ajrore që do të mbante flamurin shqiptar dhe që ishte premtuar se do të fillonin fluturimet drejt Europës që ne vjeshtën e vitit që lamë pas, duket se nuk ka asnjë gjurmë për ecurinë e marrjes së lejeve të fluturimit. Për më tepër, avioni “Lasgush” pas flutimeve “test” të marketingut ka gati 2 muaj i parkuar në aeroportin e Stambollit. Ndërsa artikulimet për këtë kompani kanë filluar në vjeshtën e vitit 2017 se bashku me premtimin se ne verën e 2018- ës do të fillonin fluturimet ne rajon.
Në 2018, vetë kryeminsitri Edi Rama, kur deklaroi edhe ditën e parë të fluturimit test më 15 shtator të vitit 2018, u shpreh se në 2019 aspiroheshin fluturimet direkte drejt Amerikës. Por ajo që ndodhi me Lasgushin, pas disa fluturimeve, te regjistruara në regjistrin fluturimeve si Turkish Airlines dhe asnjëhere si Air Albania, është jashtë listave të çdo fluturimi. I njëjti avion, që mban flamurin shqiptar është përdorur nga Turkish Airline në kompaninë shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në një paralele mes kompanisë shqiptare dhe asaj boshnjake, janë të njëjtat skema. Të njëjtat përqindje aksioneresh dhe e njëjta asistencë e turqve. Dhe me rezultat falimentim kompanie.
Në 29 tetor të 2008, qeveria e Bosnjës dhe Herzegovinës vendosi që një kompani turke fluturimi, duke iu referuar Turkish Airline ishte blerësi më i mirë për B&H Airlines. Pas rritjes së kapitaleve në vitin 2008, aksionet e B&H Airlines u ndanë mes FBiH me 50,93%, Turkish Airlines INC stamboll me 49 % dhe Energoivest 0,07 %. Ndërsa në vitin 2014 regjistroi një humbje pre 6.5 milion euro dhe ka një borxh të papaguar 17.5 milionë euro.
Në qershor të këtij viti, qeveria jonë nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria. Pavarësisht se aksioinerët bënë ndarjet e aksioneve dhe shitblerjen e tyre, madje filluan rektrumin dhe trajnimin e stjuardesave dhe piloteve, kompania vetë, u regjistrua në Qendrën kombëtare të biznesit vetëm 3 ditë para inaugurimit, pra në 12 shtator të 2018.
Edhe avioni i përdorur është i njëjti, vetëm boja i ka ndryshuar. Avioni Airbus A319-100 ne historikun e tiji, rezulton aktualisht si prone e airalbania, ndëersa në regjistrat e fluturimit, nuk ka fluturuar kurre si e tillë. Kjo për faktin se AIR ALBANIA nuk e ka lejen e operimit, ende, edhe pse jemi në muajin shkurt të 2019.
Discussion about this post