Rastet e mallkimit të kandidateve për deputet janë të shumta kujtojmë që ndër to ishte edhe kandidati Azbi Kazaj i cili mallkonte elektoratin që nuk do ta votonte.
Azbi Kazaj ishte një nga kadidatët në zgjedhjet lokale të 2011-ës, gjatë një interviste para zgjedhjeve ai i ka kërkuar elektoratit ta votojnë dhe sipas tij nuk do të humbasin gjë. Ndërkaq, për pjesën tjetër që nuk do ta votonin, kandidati për kryetar komune i ka mallkuar duke ju thënë “I daltë kanceri në grykë kush s’më voton”
Të njëjtën gjë ka bërë edhe deputeti Ralf Gjoni i cili pranoi mandatin e deputetit, ku fill pas betimit deklaroi se nuk e pranoi mandatin për një “rrogë të qelbur”, e cila revoltoi pubikun të cilët e kritikuan ashpër. Ndërsa kujtojmë që vitin 2019 Ralf Gjoni e nis me një mallkim për Parlamentin ku shkruan:
“I dashur Parlament mos e gëzofsh 2019. Qoft ky Vit i Ri plot ters e telashe për ty”-shkruan deputeti Gjoni.
Discussion about this post