Rikthehet edhe një herë në vëmendje të opinionit publik “Veliera” e shumëpërfolur e Durrësit, së fundmi ka marrë rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra.
I trumbetuar fort nga ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe i mbrojtur nga arkitektët italianë, investimi prej afro 6 milionë dollarësh nisi në vitin 2017, por kur po i drejtohemi fundit të vitit 2021, ajo është ende larg përfundimit.
Ditën e sotme qytetarë durrsakë të pyetur për Fax Neës u shprehën të pakënaqur me këtë investim pasi sipas tyre po sakrifikohet historia e qytetit dhe për më tepër në këtë kohë krize financiare.
Në fillim, projekti është financuar një pjesë nga qeveria Rama dhe një pjesë nga bashkia Durrës, ndërkohë që në dy ndërhyrjet e fundit, fondet janë siguruar vetëm nga bashkia.
Rreth një vit më parë, në maj 2020, “Veliera” rrëmbeu 850 milionë lekë, me qytetin bregdetar që sapo kishte dalë nga lëkundja sizmike dhe qytetarët që përjetonin ende makth nga tërmetet që nuk kishin të ndalur.
Disa nga qytetarët durrsakë u shprehën se kjo hekurishte e prish bukurinë e qytetit dhe se është kriminale të dëmtohet arkeologjia në këtë mënyrë.
“Investim kot fare, gjithë ajo hekurishte e prish komplet bukurinë e qytetit. E ka dëmtuar arkeologjinë e qytetit kjo gjë e rëndomtë”-tha një qytetar.
“Nuk më pëlqen si strukturë, sa rezistente do jetë nuk e dimë.
Për mbikalimin jam dakort.
Është një kulturë e mbivendosur, bizantine dhe arkeologjia është dëmtuar kudo. Infrastruktura ka kosto shumë dhe janë punime kostot e të cilave i zbardh prokuroria me detaje.
Mbikalimin dhe nënkalimin pëlqej, ajo aty se di si do ndriçohet si do bëhet.
Nga ana figurative do dalë dicka e bukur por ky investim nga ana financiare është dicka tjetër. Në këto momente krize nuk duhej”-tha një tjetër.
“-Pyet Dakun! Si qytetar jam mysafir dhe mendoj se nuk më duken aspak të bukura për syrin. Cfarë përfaqësojnë?! Po të bierë pak shi kthehet në skëterrë se njerëzit rrëshqasin këtu, po të flasim për paratë.
“Mua më vjen keq se jam lind e rrit këtu, krim është të prishet shatërvani i vjetër, kishte simbolin e vet.
Ato që janë specialistë kanë vlera mirëpo nuk bën për ekonominë tonë”
(E.D/faxweb.al)