Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle ne ambjentet e një biznesi në Elbasan. Kontrolli ka nisur rreth orës 06:30 të mëngjesit te sotem.
Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
Kompania rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, në mënyrë të paligjshme në Elbasan. Në lupën e SPAK po kalon Luan Tabaku që konsiderohet lidhje e Suel Çelës.