Trump thotë se kishte një takim të jashtëzakonshëm në NATO. Shumica e njerëzve e raportuan atë në mënyrë korrekte.
Ai thotë se me Putinin do të flasë për Ukrainën, Sirinë, pjesë të tjera të Lindjes së Mesme dhe çështjet bërthamore.
(Trump nuk përmend sulmin e Salisbury.)
Ai thotë se ata do të flasin edhe për gjëra të tjera, si “ndërhyrja” e Rusisë në zgjedhjet e SHBA dhe mednon se kryeministrja britanike Theres May do të mbështeste SHBA-të që kishin një marrëdhënie të mirë me Rusinë.
Sa i takon komenteve të tij për kryeministren britanike në intervistën për “The Sun” ku shprehej se May nuk dëgjonte dhe kryeministri i duhur për Britaninë ishte Boris Xhonson,i dorëhequr tashmë, Trump u shpreh se ky ishte një lajm i rremë pasi “The Sun” nuk kishte pasqyruar komentet pozitive të tij për May.
Nga ana tjetër May u shpreh se Britania e Madhe do të ishte në gjendje që edhe pas Brexit, për të cilin Trump adresoi dhe kritikat, të bënte një marrëveshje me SHBA-në.
(B.H/Faxweb)