Pas aksidentit të pilotit francez Anthoine Hubert, i cili humbi jetën një javë më parë në garat e Formula 2, sot në një tjetër garë piloti Alexander Peroni, ka “fluturuar” në ajër me makinën e tij.
Aksidenti ka ndodhur në pistën e Monzas në Itali dhe për pak çaste ka shkaktuar panik te shikuesit. Piloti ka fluturuar në ajër aty ku para se të përplasej ma barrierat rrethuese të pistës është rrotulluar tre herë.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e stafit të pistës si e policisë dhe mjekëve, por fatmirësisht piloti nuk ka pësuar lëndime. Pavarësisht aksidentit horror Peroni është çuar duke ecur në këmbë, duke i habitur të gjithë. Gjithsesi ai u pa i shokuar.