Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në aksin Elbasan – Gjinar, ku një kamion është përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mloz, ndërkohë që fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime të rënda.
Polcia po heton shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa rrëzimi i mjetit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
(E.K/Faxweb.al)