Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Shkozës në kryeyqtet, ku janë përfshirë dy automjete.
Një prej tyre pas përplasjes ka përfunduar në një prej marketeve të zonës, duke shkaktuar mjaft dëme materiale. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar disa persona, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve.
Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit si dhe zbardhjen e situatës.
Në këtë pjesë të rrugës, ka ndaluar qarkullimi i mjeteve për disa momente.
(E.K/FAXWEB.AL)