Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, është regjistruar pak minuta më parë në aksion Fier – Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, ku raportohet se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor, të cilin e ka spostuar disa metra.
Sipas burimeve të ‘Fax News’, mësohet se fatmirësisht nga ky aksident janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka shpëtuar mrekullisht, vetëm me disa dëmtime të vogla, ndërsa është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse përplasja ka qenë tepër e fortë, si pasojë e shpejtësisë tepër të lartë të ‘Benzit’.
Ndërkohë, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e automjetit.