Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në autostradën Elbasan-Tiranë ku për pasojë, mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Bëhet me dije se dy prej personave të plagosur i përkasin të të njëjtës familje dhe janë nënë e bijë.
Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rreikut për jetën.
Bëhet me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesve të automjetit i ndikuar edhe nga moti i keq.
(F.GJ/FAXWEB.AL)