Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm.
Nga aksidenti mësohet se ka vdekur 26-vjeçari Nikola Sokolja ndërsa ka mbetur i plagosur Lekë Malota 59 vjeç.
Burimet policore thonë se 2 mjetet janë përplasur në hyrje të Koplikut, aksident i cili rezultoi fatal për të riun 26-vjeçar Nikola Sokolja, ndërsa është plagosur dhe shtetasi Lekë Malota 59-vjeç
Njoftimi i policisë:
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.