Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News një makinë është kthyer përmbys në afërsi të maternitetit të ri.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të bërë mjekimin e personave të cilët ndodheshin në autoomjet të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë devijimin e trafikut të rënduar të shkaktuar si pasojë e bllokimit të rrugës.
Discussion about this post