Ndërron jetë 50 vjeçari Gëzim Keci i cili u përplas nga një kamioçinë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
50 vjeçari u përplas nga një kamioçinë me drejtues shtetasin A.P., 63 vjeç në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
Menjëherë pas aksidentit shtetasi u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1140072916154737/?t=3
Discussion about this post