Një trafik i rënduar është krijuar pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, konkretisht në Qafën e Muzinës, aty ku ditën e sotme ndodhi një aksident tragjik.
Sicc shihet dhe nga video e siguruar nga Fax News, numri i makinave që presin të kalojnë është shumë i madh.
Ditën e sotme një aksident tragjik ndodhi në Qafën e Muzinës, aty ku një furgon i linjës Tiranë-Srande u përplas me një Land Rover dhe përfundoi në një greminë mbi 30 m.
Pesë personat që ndodheshin në furgon, duke përfshirë shoferin e identifikuar si Bardhi Proda, humbën jetën pasi përplasja dhe rënia në greminë ishin shumë të forta.
(E.H/Faxweb.al)