16:57 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Aksioni në Elbasan, policia jep versionin zyrtar: 2 të arrestuar dhe 8 të shoqëruar, mes tyre Enver Çapja. Ja çfarë gjetëm

19:16 | 17/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Aksioni në Elbasan, policia jep versionin zyrtar: 2 të arrestuar dhe 8 të shoqëruar, mes tyre Enver Çapja. Ja çfarë gjetëm

Policia ka dhënë versionin zyrtarë lidhur me aksionin e FNSH-së në Elbasn, aksion i cili u ndoq nga afër nga drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Policia njofton se janë arrestuar 2 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shoqëruar në polici.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe një sasi parash. Në pranga kanë përfunduar Enver Çapja, 57 vjeç, Naim Gjarri, 38 vjeç si dhe janë shoqëruar për verifikim dhe 8 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Forca e Ligjit në Territor godet në Elbasan

Policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH kontroll në territor për rritjen e parametrave të sigurisë publike

Gjatë kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe nje sasi parash

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shoqërohen për verifikim dhe 8 persona të tjerë.

Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ”Emin Matraxhiu” ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine  e proves materiale:

– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;

– nje pale targa automjeti  gjermane

– nje sasi prej 2110  euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;

– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.

– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.

– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.

– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

– Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;

– Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal. (B.H/Faxweb)

Pas

Skocezët nuk pyesin për të ftohtin, kërcejnë të zhveshur në Shkodër (Video)

Para

U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! (Video)

Para
U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! (Video)

U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.