20:44 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Aksioni te Dogana e Tiranës, policia jep detajet: U shoqëruan 7 persona, ja çfarë zbuluam

14:39 | 29/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si të mbushim arkën?!”-Superaksion i policisë në Doganën e Tiranës, kontrollohet çdo mjet

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin te Dogana e Tiranës, ku u kontrolluan dhjetra mjete.

Sipas policisë u kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Njoftimi i plote i policisë: 

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqëndruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Etiketa: doganapolicia aksion ne dogana
Pas

Video/ Policia terror në mes të Vlorës, operacion me maska te “Skela”, arrestohen disa persona

Para

VIDEO/ Iu vodhën 100 milionë lekë së bashku me makinë Benz, çifti Kalemaj akuza gjykatave në Fier dhe Vlorë

Para
VIDEO/ Iu vodhën 100 milionë lekë së bashku me makinë Benz, çifti Kalemaj akuza gjykatave në Fier dhe Vlorë

VIDEO/ Iu vodhën 100 milionë lekë së bashku me makinë Benz, çifti Kalemaj akuza gjykatave në Fier dhe Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

Punonjësi bie duke montuar tendë, në hetim pronari i karburantit në Delvinë

PD kërkesë drejtuar KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.