Neymar ka mbërritur në një stacion policie për t’u marrë në pyetje lidhur me pretendimet se ai ka përdhunuar një modele në një hotel të Parisit.
“Ylli” brazilian ishte nën shoqërinë e stafit të tij të cilët e ndihmonin për të shtyrë karrigen me rrota, pasi vetëm 2 ditë më parë Neymar pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e këmbës së djathtë.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet video të Neymarit teksa mbërrin në polici në Rio de Janeiro.
Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë skandal, ka folur vetë Najila Trindade e cila ka zbardhur edhe të vërtetën e ngjarjes, të paktën siç ajo vetë pretendon. 26-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar deri në Paris për të takuar Neymarin dhe për të kaluar natën me të por ky i fundit e kishte përdhunuar.