Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në afërsi të konvikteve të studentëve të universitetit të Korcës. Zjarri që ka rënë në hyrje të konviktit duke përfshirë një sipërfaqe jo të vogël me shkurre dhe bimësi të ulët.
Flakët kanë shkuar deri në afërsi të ish pishinave të këtij qyteti duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës përreth kompleksit sportiv.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i shërbimit zjarrfikës të cilët kanë arritur të ndërhyjnë në kohë dhe të shuajnë zjarrin pa u përshkallëzuar duke shmangur kështu dëmet e mundshme që mund të sillte.
Policia në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe dyshimet e para jjanë për një zjarrvënie të qëllimshme. Nga dita e djeshme ka patur vatër zjarri edhe në fshatin Mbreshtan të Kolonjës, zjarr i cili ka djegur sipërfaqe jo te vogla me pisha, ah, dushk dhe lajthi.