Ndërsa në Tiranë pritet të nisë protesta e opozitës para Kryeministrisë, në Vlorë gjithashtu do të ketë një “takim me popullin për bashkinë që duam”, siç e cilësoi kryeministri Rama. Në fakt sipas raportimeve të korrespondentes së Fax News Afrovita Hysaj në sheshin e Flamurit kanë nisur të mblidhen njerëz, ndërsa shumë prej tyre kanë mbërritur dhe nga qytetet e tjera pranë Vlorës si Lushnja, Fieri apo Mallakastra.
Opozita e cilësoi këtë si “antimiting” të organizuar nga Rama, i cili sipas tyre në ditën e protestës së organizuar nga opozita shqiptare ia mbathi për në Vlorë.
Po ashtu korrespondentja e Fax Neës në Durrës, Elitjona Doko raportoi se nga ky qytet janë nisur drejt Vlorës për të marrë pjesë në takimin e Ramës dhe 2 autobusë.