Familja e Luan Krasniqit ne fashatin Orçikel të Kukësit vetëm 15 km larg nga Kukësit jeton në skamje të varfërisë.
Familja përbehej nga 7 antarë Luani me bashkshorten dhe 2 djemtë 16 vjeç dhe 18 vjeç ai ne shtëpinë e tij të rrënuar mban motrën dhe 2 vëllezërit e tij të cilët janë me probleme mendore që kur kanë lindur. Luani telefonoi në redaksinë e televizionit Fax News për problemin dhe për të kërkuar ndihmë. Kamera e Fax News udhëtoi drejt fshatit Orçikël për të parë gjendjen e kësaj familje.
Luani që nga ndarja nga jeta e babait dhe nënës së tij që nga 2010 i mban nën kujdestari motren dhe 2 vëllezërit të cilët vuajnë shumë me kushtet që kanë.
Ata jetojnë në një dhomë ku aty qendrojnë edhe pulat pa krevat pa dysheme as kushtet minimale tamam si një kotec pulash.
Luani shprehet per Fax News se nuk ja kanë trajtuar siç duhet vëllezërit dhe motrën nga ana e Shërbimit Social ai merr vetëm 2 pecione invalidi për njërin vëlla dhe motrën ndërsa për vëllain tjeter jo dhe një pagesë jo siç duhet për shoqëruesen e njërit prej vëllezërve të cilat për familjen Krasniqi nuk janë aspak të mjaftushme. Ai kërkon trajtimin me pension për vëllain tjetër dhe pagesë për shoqërimin e motrës dhe vëllait tjetër pasi ata e meritojnë këtë trajtim.
Që nga 2010 e deri tani vetëm 2 persona ndihmuan këtë familje Presidenti i FK Safet Gjici dhe ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri.
Bashkshortja e Luanit personi që kujdeset vazhdimisht për të 3 bën apel për ndihmë kërkon një shtëpi për të 3 sipas saj është e pa perballushme jetesa kërkoj edhe ndima ushqimore apo veshmbathje.
Gjithashtu apel per ndihmë bën edhe kryeplaku i fshatit Orçikel për familjen Krasniqi
Luan Krasniqi shprehet se shteti nuk reagon, zgjidhje për të sipas tij është te futet ne shtepi dhe të digjet me të gjithë pjestarët e familjes së tij.