Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, është paraqitur sot në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për seancën paraprake për njërën pjesë të dosjes “339”.
Ndoka akohet për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Lezhë, ndërsa Gjykata e ka lënë në masën e detyrimin të paraqitjes.
Ndoka akuzohet për: “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.