Ish-kryeministri Berisha ka reaguar referuar zhvillimeve të ndodhura mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Astirit, ku dhjetra forca policie mësyn në familjet e aktivistëve Dorjan Protoduari dhe Gëzim Sadikaj.(Lexo këtu)
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje që të ndalet dhuna shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re.
Ndërkohë bazuar në mesazhin e një qytetari, i cili denoncon arrestimet që policia ka bërë në zonë, Berisha e ka cilësuar këtë akt “terror i narkohorrave me uniformë”.
” Ndal dhunes dhe terrorit te narkohorrave me uniforme ndaj banoreve te Unazes se Re.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje doktor! Kjo eshte situata aktuale ne Unazen e Re, me sakte tek banesa e familjes Protoduari. Kjo video eshte bere rreth ores 22:30 dhe tregohet mjaft qarte dhuna psikologjike e pashembullt qe ushtrohet nga bandite me uniforme policie kundrejt familjeve te Unazes se Re! Me respekt“