Burime bëjne me dije se janë arrestuar dy banorë të Astirit pranë Porkurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.
Ndërkohë banorët janë mbledhur dhe disa preje tyre kanë treguar se janë dhunuar nga forcat e rendit teksa thonë se kjo ka ndodhur nga persona të veshur civil dhe pa asnjë dokument.
Banorët kanë qenë të pranishëm në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ndjekur procesin ndaj dy anëtarëve të familjes Ferati të cilët janë arrestuar disa ditë më parë në banesën e tyre në Astir.
Pamjet e mëposhtme i përkasit momentit të përplasjes së fortë midis banorëve dhe efektivëve të policsë të cilët shoqëuan në komisariat dy prej tyre merat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.