Mbrëmjen e sotme u bë i mundur arrestimi i Enea Bekteshit në Cërrik, i dyshuar si pjesëtar i bandës “Çela” policia ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.
Po ashtu Bekteshi dyshohet të jetë edhe shoferi i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimo
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës në të cilën u arrestua 31-vjeçari u gjetë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)
Njoftimi i policisë:
Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Policia e Elbasanit kap dhe arreston autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.
Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan.
(S.SH/Shuplaka)
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2042457222707305/
Discussion about this post