Pak pasi kishte përfunduar protesta e banorëve të Astirit, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme 10 protestues, mes tyre dhe një i mitur 13 vjeç.
Bëhet e ditur se deputeti Klevis Balliu, shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç jane të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polcia. Ata ndodhen në komisariatin 6 dhe në komisariatin 3.
Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku.
Kujtojmë se prej ditësh banorët e zonë së Astirit po protestojnë ne mbrojtje të banesave të tyre, të cilat do të shemben ne kuadër te zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
(M.Q/Faxweb)