Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e Lundrës, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur katër persona, përfshirë edhe dy të mitur.
Të plagosurit, shtetasit Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 11 D.D dhe 17 vjeç M.D, janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin trajtim mjekësor. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur automjetin ku ndodheshin viktimat nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Pas atentatit, ata janë larguar me shpejtësi dhe dyshohet se kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës për të humbur gjurmët.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.