Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali në sheshin Coratos të Barit. Sipas mediave italiane shqiptari është ekzekutuar nga dy persona që po udhëtonin me motor.
Ngjarja ka ndodhur e rëndë ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes, kur sheshi ishte mbushur me njerëz. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me plumb në kokë dhe kraharor.
Ndërkohë që sipas mediave italiane identiteti i 24-vjeçarit është Viktor Picaku.
Sipas policisë, i riu nuk ka qenë i skeduar. Ngjarja ka ngjallur panik tek njerëzit.
(B.H/Faxweb)