“Çfarë shikon këtu, me gjykatës, me policë janë të kapur, ndërkohë që 90% e popullit nuk kanë bukë”, kështu shprehet një qytetar nga Gjirokastra, duke iu referuar gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi.
Sipas tij ka një pabarazi mjaft të madhe mes qytetarëve, dhe kjo ka bërë që të mos ketë më besim as te sistemi i drejtësisë, dhe te insitucionet e reja që do të ngrihen si SPAK apo BKH.
“Populli s’ka lekë që të marrë një bukë, duke nisur që nga Edi Rama që votoj unë është i kapur, Flamur Golemi që votoj unë është i kapur, unë jam papunë Flamuri është edhe doktor edhe kryetar, au iu qan bariu”, shprehet qytetari.
“Jo edhe SPAK është i kapur, që me Edi Ramën që me Bashën, që me Berishën janë të gjithë me miliona, me ora Rolex, ne jemi pa brekë në bythë”, vijon më tej qytetari argumentin e tij.
Discussion about this post