14:27 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Bregut të Lumit tregojnë dhunën dhe terrorin: Më goditi me kovën e eskavatorit, jam nxirë në gjithë trupin

17:03 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Banorët e Bregut të Lumit tregojnë dhunën dhe terrorin: Më goditi me kovën e eskavatorit, jam nxirë në gjithë trupin

Banorët e Bregut të Lumit kanë treguar në migrofonin e Televizionit Fax Neës tmerrin e përjtuar gjatë këtyre ditëve nga forcat e policisë që kërkonin nga ata lirimin e banesave.

Ata thanë se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ka terrorizuar fëmijët, ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorëv që kanë rezistuar si dhe nuk I kanë lejuar të marrin elektroshtëpiaket nga banesat  tyre.

“Policia ka ardhur e armatosur, na ka dhunuar. Një nga policët kërkoi arrestimin tim. Jemi tmerruar nga terrori që ka ushtruar policia. Ju kemi kërkuar policisë që të na lejojnë të mbrojmë banesat tona. Jam në rregjim shtrati, jemi ngritur nga halli”, deklaroi një banorë.

“Faktikisht ne i kemi mposhtur, iku policia me datë 8, në datën 9 jemi ngritur nga gjumi të tmerruar, pa këpucë dhe unë kam hipur në çati, hipa në çatinë e shtëpisë 3 metra të lartë. Ka ardhur eskavatori përpara këmbëve të mia dhe prishi avllinë. Pastaj ajo ka filluar të shembë shtëpinë. Aty kam goditur eskavatoristin, ai ngriti kovën lart dhe ma solli tek koka, e bëri jo vetëm për kërcënim. Për të mos u dëmtuar nga ndonjë goditje e tij jam hedhur dhe kam rënë nga tre metra lartësi. Jam zi në gjithë trupin nga dëmtimet e marra.

Pasi kam rënë kam qëndruar më shumë se gjysmë ore në gërmadhë. Pasi kam marrë vetën kam dëgjuar të më thërrasin në emër punonjësit e Policisë së pushtetit jo të Shtetit. Më thërrisnin a të vijmë të të ndihmojmë. O horrat e Sali Protopapës, ju do të më jepni ndihmë. Arrita të dalë nga aty me ndihmën e dikujt tjetri dhe kam qëndruar në shi deri sa ka ardhur dhe më ka marrë ambulanca duke më dërguar në Spitalin Ushtarak. I lutem gjithë popullit shqiptarë, dhe zotit Kryeministër, me thirrjen që ka bërë ai lindni një kalama se u plak Shqipëria, jo zotëri, nuk mund të lindin fëmijët në një vend të drejtuar nga ti”, u shpreh njëri nga banorët e Bregut të Lumit.

Një banore tjetër u shpreh se bashkëshorti kërkoi dy ditë kohë që ta lejonin të nxirrte orenditë. “Ata me arrogancën më të madhe i futën fadromën dhe i zunë të gjitha brenda”, tha ajo. “Nuk linin makinat për të marrë asgjë nga shtëpia. Jemi pa shpi, rrimë tek komshinjtë edhe rrobat ata na i kanë dhënë”, shtoi ajo për Fax News me gazetaren Mirilda Tili.

Ndërkohë një tjetër tregoi edhe shumën me të cilën është vlerësuar banesa e saj ndërkohë që paraprakisht i kishin komunikuar një shumë tjetër shumë më të lartë.

“Mua më kanë vendosur masën e shpronësimit në vlerën 36 milionë lekë ndërkohë që më kanë thënë një tjetër shifër në fillim. Kam aplikuar që në 2006 për të marrë çertefikatën e pronësisë. Ka qenë terror, gaz lotsjellës, dhunë dhe presion. Nuk na lejonin të futeshim nëpër shtëpitë tona, fëmijët u traumatizuan, i kemi dërguar tek të afërmit dhe komshinjtë se nuk rezistonin ndaj gazit lotsjellës.

Ta zbukurojë Tiranën, lule ta bëjë Erion Veliaj, por të na japë paratë, siç i ka dhënë për lotin e parë. Na ka vlerësu me 53 milionë, ato duam ne sa na kanë caktuar vetë. S’kemi ku të shkojmë, nuk mund të qëndrojmë tek të afërmit gjithë jetën, edhe serbi nuk e ka bërë këtë”, tha ajo.

Një tjetër banore u shpreh: “Nuk mjkafton as dhuna, as terrori, fëmijët janë bërë për psikologë. Çdo ditë vijnë makinat e policisë për të marrë djemtë tanë ndërkohë që kriminelët bredhin rrugëve. Bëj thirrje të mos kenë arrestime më. Kemi nbetur rrugëve pa u larë, pa ngrënë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret e bregut te lumitdeshmite e banoreve
Pas

Sigurimsi “Venus”/ Administrativja rrëzoi Autoritetin e Dosjeve, reagimi: Disponojmë dokumente, do ta apelojmë

Para

U arrestua me drogë në Elbasan, Taulant Balla publikon fotot: Ja kush është miku i Lulzim Bashës

Para
“E ka shpirtin më të zi se plehrat”, Balla i del në mbrojtje Veliajt: Artist e ke mizën nën kësulë!

U arrestua me drogë në Elbasan, Taulant Balla publikon fotot: Ja kush është miku i Lulzim Bashës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

Blushi: Turizmi po lëngon. Vlora thahet për ujë, Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura si higjena e Ramës

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.