Banorët e prekur nga tërmetet e herë pas hershme gjatë dy ditëve të fundit kanë paralajmëruar ashpër prefektin e Qarkut të Korçës, Dhori Spirollarin lidhur me situatën në të cilën ndodhen pas shembjes së banesave të tyre.
“Nuk lodhemi se këto i marrim dhe i ngrejmë në prefekturë. Këto çadra kanë që në 80-të, do ti ngremë përpara prefekturës. Shpallni gjendjen e jashtëzakonshme”, tha njëri nga banorët.
Ndërkohë kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano është shprehur se nëse ata i ngren çadrat para prefekturës, do t’ju bashkohet atyre.
Nga ana tjetër edhe ish-eputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar me disa nga banorët e prekur nga ku ka deklaruar se qeveria duhet të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.
“Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë as të trajtohen për gjynah. Paguajnë ndaj shtetit çdo taksë dhe detyrim dhe kërkojnë nga shteti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, që të rindërtojnë banesat ose ti dëmshpërblejë. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që i keni përzënë edhe Spiropalin edhe Peleshin. Nuk ka vend për show, kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonsghme. E shohim të gjithë, kjo është një qeveri që nuk interesohet për njerëzit, shikoni ku i kanë futur njerëzit ndërkohë që ata janë duke ngrënë, pirë dhe duke kënduar me muzike kolonjare. Mos të vijnë për show dhe në kohë fushate elektorale”, tha Salianji.
(F.GJ/FAXWEB.AL)