Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një video të postuar në ‘Facebook’ ka denoncuar korrupsionin e qeverisë.
Në video e publikuar Basha thotë se 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sipas tij sa më gjatë që kjo qeveri të vazhdojë aq më të varfër do të bëhen shqiptarët.
“Korrupsioni i qeverisë “Rama” po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tendera është dhënë pa garë. 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, as më i varfër populli,” theksohet në video.