Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët shqiptarë në protestën e nesërme përpara Kryeministrisë që ptritet të nisë në orën 19:00. “Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
Kjo do të jetë protesta e 7 kombëtare e opozitës së bashkuar qqë pas djegies se mandateve të deputeteve ne shkurt të ketij viti. Ndërkohe maxhoranca ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit, veprim i paralajameruar prej opozitës se do të kundërshtohet dhe me forcë