Lulzim Basha është future live në facebook ku po ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve që kanë komentuar në profiling e tij.
Basha është pyetur për votimin elektronik, zgjedhjet e parakoshme nëse do të ketë, zgjedhjet brenda partisë që drejton.
Një qytetar e pyet kreytarin e opozitës nëse i qëndron kushtit për zgjkedhje të parakoshme, teksa Basha i është përgjigjur:
Basha: Zgjedhje të parakohshme do të ketë sapo të garantohet demokracia e procesit. Ne I qëndrojmë pikë për pikë atyre kërkesave që kemi parashtruar që me 16 shkurt, pa këtë kryeministër. Njerëzit më problematikë që janë kapur duke blerë e manipuluar votat dhe sot shesin mend se çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. E thjeshtë, mos vidh.
Një pyetje tjetër isht: A do ta hapni PD duke garantuar zgjedhje primare për çdo kandidat?
Basha: Ne e kemi hapur prej dy vitesh këtë process duke iu referuar këshillave të tre partive europiane dhe në SHBA. Kemi një process filtri për të garantuar që cilësia e kandidatëve tanë të jetë më e mira e mundshme, njerëz që besojnë në vlerat e PD-së, të lirisë, konkurencës, që besojnë në zot, familje, atdhe, të kenë përgatitjen e mjaftueshme, të kenë integritet, të mos kenë precendet.