Sot ka nisur sesioni i ri i Kuvendit por klima politike nuk ka ndryshuar aspak. Megjithatë përveç tensioned nuk kanë munguar edhe “gafat”. Tek sa fliste me mllef kundër Qeverisë dhe Ramës, Basha i ka kërkuar maxhorancës që të fut në program amendamentin që opozita i ka paraqitur me shkrim.
Por Basha për momentin ka harruar paragrafin e amendamentit që kërkoi vetë që të futet në program.
“Fut në program amendamentin 77. A, paragrafi…o mjeran mos u gajasni se e keni të paraqitur me shkrim, mos u tallni se tsunami do iu marrë përpara”, tha Basha, ndërsa Rama shpërtheu në të qeshura. (B.H./Faxweb)