Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar pasditen e sotme familjet e 3 viktimave të ditës së djeshme në Mat, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, pasi Kujtim Koxha, hapi zjarr ndaj tyre teka po hanin drekë.
Po ashtu kryedemokrati ka vizituar edhe të plagosurin që ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hani, ndërsa pasi doli nga spitali ka dhënë edhe një deklaratë për mediet ku u shfaq i përlotur.
Kreu i opozitës shprehu dhe njëherë ngushëllimet për familjet e 3 viktimave si dhe i uroi shërim të shpejt Hanit, tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet. Ndërsa shtoi se PD dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.
“Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për 3 familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba bashkëshort në këtë ngjarje makabër, këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, Kryetarin e Bashkisë së Klosit, deputeten Dhurata Çupa, kryetarin e PD-së, kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Atrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shllia në qendër të Tiranës, nga Shkodran ë Vlorë. Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ky 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja. I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuit për çdo gjë dhe tu shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse kjam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëlloj për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua ti siguroj ata sikundër gjithë qytetarët shqiptarë se për mua, PD-në dhe gjithë opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pakompromis kundër krimit është prioritet numër 1. Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është një qeveri e cila vjen jo si vullnet i kompromisit me krimin, por si vullnet për ta luftuar krimin. Edhe njëherë dua tu ofroj ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejt zotit Hani, dhe tu shpreh mbështetjen time qytetarëve të Matit për largimin e krimit nga politika, largimin e krimit nga rrugët sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë aty ku e ka vendin para drejtësisë dhe prapa hekurave”, tha Basha.
VIDEO
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post