Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë mëngjesit të ditës së sotshme ka bërë vizitë tek Varrezat e Dëshmorëve, nga ku pas përfundimit të ceremonisë së homazheve ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.
Ai e konsideroi ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë. Basha përmendi edhe rezistencën e banorëve të Astirit kundër shembjes së banesave të tyre duke thënë se, – “për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre”.
Mirëpo, kreu i opozitës, Basha ka ngatërruar vitin e ngritjes së Flamurit nga Gjergj Kastrioti në Krujë duke thënë se përkulemi përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944… në 1444.
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Vlorë nuk e ka lënë rastin t’i shpëtojë nga duart duke e publikuar menjëherë videon e momenti kur Basha bën deklaratën duke ironizuar lapsusin e bërë prej tij.
“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit: 28 nëntor 1444”, ironizon Rama.
Ndiqni videon!
View this post on Instagram
???Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944!!!???Ah jo, prit:28 nëntor 1444(???)???