Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku pritet që të zhvillojë një takim informal me Voltana Ademin, si dhe me drejtuesit lokalë demokratë.
Basha dhe Ademi do ta zhvillojnë takimin në ambientet e brendshme të Bashkisë së Shkodër, sa kohë që demokratja vijon punën në krye të qytetit, duke qenë se data e re për zgjedhjet lokale mbahet pezull nga presidenti Meta.
Gjatë kësaj jave opozita e bashkuar pritet që të vendosë për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa nuk kanë munguar as zërat për një përçarje mes aleatëve. Data se kur mund të rinisin protestat e qytetarëve mbeten ende në pikëpyetje.